Anglia i bën me vaj! Serbët fyejnë Vuçiqin, tollovi e rrahje në tribuna

- Bota Sot

Anglia i bën me vaj! Serbët fyejnë Vuçiqin, tollovi e rrahje në tribuna

Anglia sonte ka bërë mrekulli, duke e shkatërruar me rezultat 5:0 Serbinë në midis të Beogradit, në ndeshjen e vlefshme të Grupit  A të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

“Është e qartë se në tribuna, veçanërisht në pjesën e dytë, ka pas shumë ngjarje sesa në fushë.

Fyerje të shumta u dëgjuan kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një moment, shpërthen rrahja, i iniciuar nga djem me bluza të errëta që sulmuan njerëz që po fyenin Aleksandar Vuçiqin.

Disa prej tyre u sulmuan fizikisht në tribunat perëndimore që po brohorisnin kundër presidentit të Serbisë, dhe më pas hyri policia dhe gjithçka u qetësua”, shkruan media serbe “Danas”.

Tollovi e tronditje në Serbi, Anglia i bëri me vaj me lojë e me rezultat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot