Gjiganti italian Milan po planifikon të rinovojë kontratën e Alexis Saelemaekers.
Kontrata aktuale skadon në vitin 2027, por sipas Matteo Moretto, bisedimet mes palëve mund të rifillojnë së shpejti.
Pas huazimit te Roma, ku u dallua për lojë të balancuar mes sulmit dhe mbrojtjes, belgu ka fituar besimin e Massimiliano Allegrit në këtë fillim sezoni. Edhe pse drejtuesit nuk kanë ngut, Saelemaekers shihet si një element i rëndësishëm për të ardhmen.
Në karrierë ai numëron 144 ndeshje dhe 10 gola me Milanin, 64 paraqitje me Anderlecht, 32 me Bolognan dhe 31 ndeshje dhe 7 gola me Romën. Ka luajtur gjithashtu 18 herë me kombëtaren belge.