Dragan Stojkoviq pas debaklit nga Anglia, përmend Shqipërinë

- Bota Sot

Dragan Stojkoviq pas debaklit nga Anglia, përmend Shqipërinë

Futbollistët e Serbisë janë deklasuar nga Anglia në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

Anglezët i shkaktuan debakël serbëve në Beograd me rezultat 5:0.

Pas ndeshjes, selektori serb, Dragan Stojkoviq, ka përmendur edhe Shqipërinë.

“Na duhej kjo për t’u zgjuar, me gjithë respektin e duhur për skuadrën angleze.

Ta përmendi edhe këtë. Kur filluan kualifikueset, e dinim që rivali ynë do të jetë Shqipëria, jo Anglia.

Kushdo që nuk besonte, nuk kishte të drejtë. Ata janë një dimension krejtësisht i ndryshëm, pozicioni ynë është i njëjtë, duam të mbledhim sa më shumë pikë të jetë e mundur për të arritur pozicionin numër 2.

Ky është imazhi i vërtetë i futbollit tonë”, tha mes tjerash selektori Stojkoviq i cili u vërshëllye nga publiku pas humbjes së thellë, duke ia kërkuar edhe dorëheqjen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot