Futbollisti i Vorës i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

- Bota Sot

Futbollisti i Vorës i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Mesfushori Francesko Hasaj mbeti i dëmtuar rëndë në ndeshjen hapëse kundër Partizanit, duke dalë nga fusha me barrelë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve Kejdi Ndoja dhe Glendi Dajsinani për ta rikuperuar, lojtari vorak i është nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Klubi i Superiores bën të ditur se gjithçka ka shkuar mirë dhe se tani futbollisti duhet të rikuperohet për tu rikthyer edhe më i fortë.

NJOFTIMI

Francesko Hasaj ditën e sotme iu nënshtrua operacionit nga prof. Dr. Saša Jankovic, i cili përfundoi me sukses falë profesionalizmit të stafit mjekësor dhe bashkëpunimit me Sigal Uniqa Group dhe Spitalin Life Plus.

Ky ishte një hap i rëndësishëm, por jo i fundit. Përpara qëndron faza e rikuperimit, e cila do të zhvillohet nën kujdesin dhe përkujdesjen e stafit mjekësor të ekipit, me synimin që rikthimi të jetë sa më i shpejtë dhe i sigurt.

Falë mbështetjes së madhe dhe përkushtimit të të gjithëve, jemi të bindur se Francesko do të kthehet edhe më i fortë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot