Kush është gati dhe kush duhet ende të presë?

- Bota Sot

Kush është gati dhe kush duhet ende të presë?

Merkatoja verore e futbollit italian mbylli dyert me disa lëvizje të bujshme në orët e fundit. Shumë lojtarë ndërruan skuadër ose mbërritën për herë të parë në Serie A, duke sjellë entuziazëm dhe pritshmëri te tifozët.

Por jo të gjithë do të kenë ndikim të menjëhershëm: disa janë gati për të hyrë në fushë që tani, ndërsa të tjerëve do t’u duhet kohë për t’u ambientuar.Junush Musah u bashkua me Atalantën pas eksperiencës te Milani.

Mesfushori amerikan është stërvitur rregullisht gjatë verës dhe ka luajtur që në fillim të sezonit, ndaj Juriç e sheh si lojtar të gatshëm menjëherë. Xhemi Vardi, përkundrazi, sapo ka nisur një aventurë të re te Kremonese në moshën 38-vjeçare. Pas muajsh pa ndeshje dhe pa stërvitje intensive, anglezit i duhet kohë për të hyrë në formën optimale, edhe pse përvoja e tij mund të bëjë diferencën.

Diego Karlos, mbrojtësi brazilian që i bashkohet Komos, shihet si titullar potencial. Pavarësisht disa problemeve fizike të kaluara, ai ka eksperiencën e duhur për të qenë menjëherë i dobishëm. Te Interi zbarkoi në orët e fundit Manuel Akanzhi, i ardhur nga Premier League. Zvicerani është në formë të mirë dhe madje ka gjetur edhe golin me kombëtaren gjatë pushimit, prandaj kandidat serioz për të debutuar që në derbin ndaj Juventusit. Pikërisht bardhezinjtë kanë sjellë dy prurje të rëndësishme: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. I pari nuk luan prej dhjetorit të kaluar dhe duhet të rigjejë ritmin.

Ndryshe është situata e Opendas, i cili ka bërë përgatitje të plotë me Lajpzig dhe shihet si arma kryesore për ndeshjet e para. Milani ka firmosur me Kristopher Nkunku dhe Adrien Rabiot. Francezi i ardhur nga Çelsi është një investim i madh, por i duhet kohë për t’u ambientuar me shokët e rinj. Ndërsa Rabiot, që e njeh mirë trajnerin Alegri, pritet të jetë menjëherë titullar. Në Napoli ka ndodhur një rikthim të shumëpritur: Rasmus Hojlund.

Sulmuesi danez ka ardhur pas eksperiencës angleze dhe është në formë të mirë, madje ka shënuar me kombëtaren. Ai shihet si gati për të udhëhequr sulmin.

Ndryshe nga ai, Eljif Elmas do të ketë nevojë për më shumë kohë, edhe pse njoh ambientin dhe Serie A prej vitesh.

Në përfundim, merkatoja solli emra të mëdhenj dhe shumë pritshmëri. Por fati i këtyre goditjeve të fundit do të varet nga gjendja fizike, integrimi në skuadër dhe aftësia e trajnerëve për t’i vendosur në rolin e duhur. Serie A është gati të zbulojë kush do të shkëlqejë që nga java e parë dhe kush do të duhet të presë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot