FSHF: Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor

- Bota Sot

FSHF: Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë që takimi të luhet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në ora 19:00.

"Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese.

Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur në barazim pa gola.

Data 14 tetor është e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, pasi Shqipëria bën pjesë në një grup me pesë ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026. Po në këtë muaj, kuqezinjtë do të zbresin në fushë edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Serbisë në Beograd", njofton FSHF.



Lexoni të gjitha në Bota Sot