Në pritje të një operacioni që mund ta lërë pa Botëror

- Bota Sot

Në pritje të një operacioni që mund ta lërë pa Botëror

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, po kalon ditë të vështira pas dëmtimit të pësuar në stërvitje më 29 gusht, që e la jashtë ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos dhe më pas edhe të angazhimeve me Spanjën kundër Bullgarisë dhe Turqisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Dëmtimi është në gjurin e djathtë, i njëjti ku lojtari pësoi këputjen e ligamentit të kryqëzuar në vitin 2023, që e mbajti afro një vit larg fushave. Këtë herë bëhet fjalë për meniskun dhe, sipas përzgjedhësit Luis de la Fuente, 19-vjeçari është i trishtuar dhe pret vendimin nëse do t’i nënshtrohet apo jo operacionit. Nëse kjo ndodh koha e rikuperimit është aq e gjatë se do të jetë e pamundur që ai të kthehet në fushë në kohën e duhur për të marrë pjesë në Botërin e ardhshëm.

“Kam folur me të këtë mëngjes. Është i shqetësuar, i mërzitur dhe pret të mësojë nëse do të ndërhyhet kirurgjikisht. Por Gavi është një futbollist shumë i fortë, me karakter të madh. Nga këto situata dilet më i fortë”, – deklaroi De la Fuente për El Larguero.

Klubi katalanas po e trajton me kujdes maksimal rastin dhe nuk ka dhënë një afat rikthimi, duke lënë që evolucioni i gjurit të përcaktojë kohën e rikuperimit. Fillimisht, trajneri Hansi Flick shpresonte ta kishte shpejt në dispozicion, por deklaratat e fundit nuk japin shumë optimizëm.

Aktualisht, Gavi po ndjek një terapi konservative, ndërsa Barcelona pret me ankth përditësimin e radhës mbi gjendjen e një prej talenteve më të rëndësishëm të saj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot