Në moshën 40-vjeçare, sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo vazhdon të rishkruajë historinë e futbollit botëror.
Të martën në mbrëmje në ‘Puskas Arena’, Ronaldo shënoi golin e dytë të Portugalisë në një fitore emocionuese 3-2 ndaj Hungarisë.
Goli erdhi nga pika e bardhë dhe e çoi atë në shifrën e 39 golave në kualifikueset e Kupës së Botës, duke barazuar rekordin e mbajtur më parë nga Carlos Ruiz i Guatemalës.
Me katër ndeshje të mbetura për t’u luajtur - dy kundër Irlandës, një tjetër përballje me Hungarinë dhe një kundër Armenisë, Ronaldo duket se do ta rrëmbejë rekordin dhe do të konsolidojë vendin e tij si golashënuesi më i mirë në kualifikueset e Kupës së Botës