Një tren që transportonte gaz të lëngshëm naftë ka shpërthyer në flakë.
Ngjarja ka ndodhur në trenin LPG në Vilnius, në Lituani.
Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e zonës menjëherë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Në këtë fazë nuk ka dyshime për veprime të qëllimshme.
Kompania po bashkëpunon me pronarin e terminalit dhe autoritetet përkatëse për hetimin e shkaqeve të aksidentit”, njoftojnë autoritetet.