Sevilla zyrtarizon blerjen e saj më të re, Alexis Sanchez.
Një udhëtim në karrierën e tij 18- vjeçare, në 12 klube të ndryshme të botës.
Ai është prezantuar në klub ku ka dhënë dhe opinionin e tij të parë.
“Ditët e para kanë qenë intensive, me stërvitje, provime, udhëtime, gjërat e zakonshme që vijnë me bashkimin me një klub. Mezi pres të luaj në këtë fushë dhe t’u sjell gëzim tifozëve.
Mendoj se atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe se ky vit do të jetë i shkëlqyer.
Mendoj se është një ekip solid. Presidenti, trajneri, të gjithë, kur fola me ta më dhanë besim.
Është një klub i madh dhe duhet të luftojë për të mbetur i tillë. Futbolli është i thjeshtë, çdo vit që kalon, bëhet më i lehtë. Duhet ta provosh në fushë dhe kur të mbarojë sezoni, do ta dimë se ku ndodhemi.
Po e përgatis veten fizikisht që të jem në formën time më të mirë, të jem si një 20-vjeçar, ky është gjithmonë mentaliteti im. Pas kësaj, do t’ia vështirësoj gjërat trajnerit dhe ai do të vendosë. Jam këtu për të ndihmuar lojtarët e rinj, klubin dhe për t’u sjellë gëzim tifozëve që vijnë në stadium.
Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Kërkoj shumë nga lojtarët e rinj. Jam i ashpër, u bërtas atyre, i sfidoj, sepse kjo është mënyra ime e të luajturit”, tha sulmuesi.