Serbia u poshtërua para tifozëve të saj nga Anglia mbrëmë me rezultat 5:0 në kuadër të Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
“Shqiptarët festojnë kur dëgjojnë se çfarë po u ndodh serbëve, nuk ka shpëtim”, shkruan media boshnjake “Sportsport”.
“Këtë herë futbolli nuk ishte në plan të parë kur erdhi puna te kombëtarja serbe sepse pati incidente dhe përleshje midis tifozëve serbë.
Gjatë ndeshjes, dëgjoheshin brohoritje kundër Piksit, por edhe kundër njeriut të parë të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, të cilin shumica e njerëzve në këtë vend po përpiqen ta largojnë nga pushteti dhe protestat kanë vazhduar prej muajsh.
Megjithatë, gjatë brohoritjeve kundër Vuçiqit, në tribuna shpërtheu një përleshje kur huliganët e maskuar u shfaqën në tribuna dhe filluan të godisnin të gjithë ata që brohorisnin kundër presidentit serb.
Ata nuk shikuan nëse dikush ishte aty me fëmijët e tyre apo jo, dhe "rrahësit" e Vuçiçit rrahën këdo që mundën, dhe këto skena të turpshme mund ti kushtojnë shtrenjtë Serbisë.
Mediat lokale raportojnë se incidentet e mbrëmshme në Marakana u regjistruan, si dhe brohoritjet që lidhen me Kosovën, dhe se FIFA dhe UEFA do ta ndëshkojnë në mënyrë drakonike Federatën e Futbollit të Serbisë për gjithçka që ndodhi”, shkruan më tej.
“Ata presin Shqipërinë në raundin tjetër, kështu që nuk do të ishte aspak befasi nëse kjo ndeshje luhet para tribunave të zbrazëta, gjë që sigurisht do të ishte një nxitje shtesë për shqiptarët.
Ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet më 11 tetor në Marakana, ku pritet një atmosferë e zjarrtë, por siç qëndrojnë gjërat, serbët mund të mbeten pa një numër të madh mbështetje, dhe FIFA dhe UEFA pritet të njoftojnë se çfarë ndëshkimi do marrin në ditët në vijim.
Për shqiptarët, ky është lajmi më i mirë i mundshëm, pasi ata janë të vetëdijshëm për presionin që do të kenë në Marakana, pasi është një ndeshje me rrezik të lartë, dhe nëse serbët ndëshkohen vërtet, atëherë situata ndryshon plotësisht”, ka shkruar media boshnjake.