Tare - prezent dje në stadiumin “Air Albania”

- Bota Sot

Tare - prezent dje në stadiumin “Air Albania”

Ish-sulmuesi i Kombëtares Igli Tare ka qenë prezent dje në stadiumin “Air Albania”, duke ndjekur ndeshjen Shqipëri - Letoni, e përfunduar 1-0.

Ende nuk ka detaje nëse prezenca e Drejtorit sportiv të “Djallit” ka të bëjë me studimin e ndonjë lojtari të Shqipërisë për ta transferuara te Milani gjatë afatit kalimitar të dimrit, apo thjesht si tifoz i Kombëtares.

Detyra si “shef” i merkatos te klubi i Milanit i ka shtuar kredincialet në arenën Europiane 52-vjeçarit.

Më Shqipërinë, Igli Tare e ka gjetur rrugën e rrjetës në 10 raste, përgjatë 68 prezencave..



Lexoni të gjitha në Bota Sot