Thierry Henry ka dhënë një aluzion të rëndësishëm se kush mund të pasojë Didier Deschamps si trajner i Francës, me trajnerin fitues të Kupës së Botës që pritet të largohet pas vitit 2026.
Deschamps, 55 vjeç, do të japë dorëheqjen si trajner i ekipit kombëtar të Francës pas Kupës së Botës 2026, pasi ka kaluar 13 vjet në këtë detyrë.
Koha e tij mbresëlënëse në krye tw Francws arriti kulmin në vitin 2018, kur Franca fitoi Kupën e Botës, duke mposhtur Kroacinë 4-2 në finale.
Pritet gjerësisht që ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, do të marrë përsipër detyrën nga Deschamps sapo ai të përfundojë karrierën, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga asnjë palë.
Duke folur në një konferencë për shtyp të CBS, legjenda e Arsenalit, Henry, sugjeroi se ai e dinte tashmë se kush do të merrte drejtimin e klubit verën e ardhshme.
"Të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri. Ju e dini, unë e di dhe i uroj gjithë të mirat", tha ai.