Kampioni aktual i botës në Formula 1, Max Verstappen ka folur për futbollin.
Verstappen tha se Lamine Yamal do të jetë fitues i ardhshëm i “Topit të Artë.
“Më pëlqen Barcelona e Hansi Flick. Lamine Yamal do të jetë fitues i Topit të Artë për shumë vjet”, u shpreh Verstappen
Kujtojmë që Verstappen gjatë vikendit të kaluar fitoi Çmimin e Madh të Italisë (Monza) në Formula 1.