Vllaznisë i dëmtohet titullari

- Bota Sot

Vllaznisë i dëmtohet titullari

Aron Jukaj nuk do të jetë i gatshëm për Vllazninë e Edi Martinit kundër Partizanit. Portieri u dëmtua në ndeshjen e Kombëtares U-21, ndërsa do të qëndrojë për disa javë jashtë fushës së blertë.

Jukaj ka fituar vendin e titullarit, pas largimit të Kristi Qarrit.

Zëvendësuesi i tij është gati për takimin me Partizanin.

Bëhet fjalë për Leon Pohls. Ky i fundit u transferua në merkaton e verës, ndërsa akoma nuk ka debutuar me kuqeblutë.

Sfida me Partizanin është e vlefshme për javën e tretë të Superiores. Do të luhet pikërisht në “Loro Boriçi”, më 13 shtator ora 19:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot