Shqipëria ka në dorën fatin e selektorit serb

- Bota Sot

Shqipëria ka në dorën fatin e selektorit serb

Ndeshja Serbi-Shqipëri në tetor nuk është thjesht një përballje e radhës.

Ky takim ka në dorë shumë, për fatin e pankinës serbe.

Mediat në Serbi e thonë me siguri, që e ardhmja e Dragan Stojkoviq vendoset nga ky takim. Vetëm Shqipëria është me presionin, për ta fituar me domosdo ndeshjen.

Serbia ndërkohë mund të bëjë llogaritë edhe me barazimin.

Humbja me Anglinë(0:5) ka shtuar presionin për Piksin.

Selektori i Serbisë ndërkohë mund të mos e kënaqë federatën as me barazimin.

Fakt është që kontrata i përfundon në nëntor. 60-vjeçari e drejton përfaqësuesen serbe nga marsi i vitit 2023. Dhe duket se po shkon drejt fundit të kësaj aventure.



Lexoni të gjitha në Bota Sot