Fabio Capello ka komentuar Interin dhe pritshmëritë për sezonin aktual.
Sfidat e ardhshme, sidomos ajo ndaj Juventusit, do të tregojnë forcën e skuadrës zikaltër: “Do të jetë një hap kyç për të treguar se e ka lënë pas PSG-në. Për Juventusin është test konfirmimi për titull”.
Capello vlerëson fillimin e ciklit të ri nga Chivu, duke theksuar rëndësinë e motivimit të lojtarëve: “Kur shkova te Milani pas Sacchit, iu thashë lojtarëve: Të gjithë thonë se jeni të lodhur, tregoni të kundërtën. Edhe tek Interi duhet t’i zgjojnë futbollistët për t’i bërë kritikët të gabojnë”.
Për Napolin, Capello tha se Champions-i është kyç për prestigj dhe fitime ekonomike: “Conte ka nga dy opsione për çdo pozicion dhe marrëdhënia e mirë me De Laurentiis ndikon shumë.
Skuadra është e kompletuar, edhe pse mungesa e Lukakut mund të ndikojë.
Do të shihet sesi Hojlund do ta zëvendësojë”.