Federata e futbollit në Angli ka goditur Çelsin me 74 akuza. Të gjitha lidhen me një periudhë 12-vjeçare ku pronar i klubit ishte Roman Abramoviç.
Federata akuzon Çelsin për thyerje të rregullave, që lidhen me agjentët dhe investimet e palëve të treta te lojtarët. Klubit londinez ndërkohë iu dha kohë deri më 19 shtator, për t’u përgjigjur.
Çelsi nuk vonoi aspak me deklaratën e tij. Klubi tregoi se çështjet janë raportuar nga vetë grupi i pronarëve, që blenë Çelsin në vitin 2022.
“Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për FA-në për angazhimin e saj me klubin në këtë çështje komplekse, e cila ka të bëjë me ngjarje që kanë ndodhur më shumë se një dekadë më pare”, mbyllet deklarata e Çelsit.