Bernardo Silva drejt kthimit në shtëpi

- Bota Sot

Bernardo Silva drejt kthimit në shtëpi

Manchester City nuk e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë. Pas fitores bindëse ndaj Wolverhampton, humbjet kundër Tottenham dhe Brighton e kanë vënë ekipin e Guardiolës nën presion. Pas një sezoni zhgënjyes, nga City pritet të rikthehet në garë për trofetë kryesorë.

Pavarësisht revolucionit të madh në merkato, me afrime si Reijnders, Aït-Nouri, Cherki, Trafford, Donnarumma dhe Nypan, si dhe largime të rëndësishme si Ederson, Akanji, De Bruyne, Gündogan e Grealish, një figurë mbetet e padiskutueshme: Bernardo Silva. Portugezi, edhe pse 31 vjeç, mbetet vendimtar me inteligjencën e tij taktike.

Madje shënoi dhe udhëhoqi mesfushën e Portugalisë në fitoren ndaj Hungarisë.

Dëshira për rikthimin e tij te Benfica është e madhe. Joao Noronha Lopes, kandidat për president në zgjedhjet e 25 tetorit, e konfirmoi për “A Bola”:

“Po, mund ta konfirmoj që Bernardo Silva ka një kontratë në pritje. Kam shumë dëshirë ta afroj në janar. Ai mishëron identitetin dhe kulturën fituese që kërkoj te Benfica. Dhe siguroj që nuk do të ndalemi këtu”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot