Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?! Ja ku pritet të luhet

- Bota Sot

Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?! Ja ku pritet të luhet

Serbia është turpëruar  në përballje me Anglinë duke pësuar humbje me rezultat 5:0 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror në futboll. 

“Ndeshja me Shqipërinë ishte planifikuar që të luhej në Beograd në stadiumin ‘Marakana – “Rajko Mitiq”, por siç thonë nga Federata, po punojnë për ndryshimin e vendndodhjes”, shkruan media serbe “Telegraf”.

Sekretari përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Brabko Radujko, thekson se duan të luajnë kundër Shqipërisë në Leskovc.

“Po punojmë intensivisht për të marrë miratimin për një ndryshim të vendndodhjes për këtë ndeshje, Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në paqe,

ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive.

Besoj se do të luajmë në Leskovc në periudhën e ardhshme”, tha Radujko.

Ende nuk dihet saktë se ku do të luhet ndeshja me 11 tetor, por sipas mediave serbe ndeshja mund të zhvendoset në Leskovc për shkak të sigurisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot