Simeone nuk dorëzohet

- Bota Sot

Simeone nuk dorëzohet

Diego Simeone në hall. Eshtë në sezonin e tij më të dobët në nisje me Atletikon e Madridit dhe karikon skuadrën ashtu si di vetëm ai.

Trajneri nuk kishte dëshirë ta zbukuronte situatën dhe pranoi se skuadra e tij i meritonte kritikat që kishte marrë.

Megjithatë, ai e hodhi poshtë idenë se Atletiko ishte tashmë jashtë garës për titull. “Ne ishim dhjetë pikë prapa Barcelonës vitin e kaluar dhe në dhjetor dolëm të parët.

Futbolli është në ndryshim të vazhdueshëm. Ne pranojmë kritika, gjë që është e drejtë sepse nuk kemi shënuar pikët që mund të kishim, por duhet të gjejmë ekipin, të përmirësojmë atë që nuk e kemi bërë mirë dhe të theksojmë atë që e kemi bërë mirë. Jo gjithçka është keq”, tha ai për Cadena Cope.

Simone i vlerësoi performancat e skuadrës së tij, të cilat nuk i konsideroi aq shqetësuese sa totali i pikëve të tyre. “Nuk ka asnjë justifikim për dy pikët nga nëntë ndeshje.

Nuk luajtëm aq keq sa kemi luajtur në të kaluarën dhe kemi më pak pikë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot