Shkëndija gati, e presin Bashkimin e Kumanovës

- Bota Sot

Shkëndija gati, e presin Bashkimin e Kumanovës

Shkëndija e Tetovës kthehen të luajnë në kampionat kur të premten në Tetovë xhiroja e pestë sjell përballje me Bashkimin e Kumanovës. 

Dueli luhet të premten në stadiumin e qytetit me fillim në orën 15:30 

Ronaldo Webster nuk do të jetë në kombinim për shkak se të premten kthehet në Tetovë pas angazhimeve me kombëtaren e Xhamajkës. 
Rikthehen:

Baboucarr Gaye, Anes Meliqi dhe Numan Ajeti janë futur në kombinim pasi të enjten  janë kthyer të stërviten me ekipin pasi ishin të grumbulluar me ekipet përfaqësuese. 

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje dy ditë pas fitores 9:0 ndaj Jeni Maales në Kupë!

Bashkimi i Kumanovës kthehet në elitën e futbollit të Maqedonisë pas 17 viteve mungesë!

Bashkimi nisi mirë sezonin e ri, por ndeshjen e fundit humbën 5:0 nga Struga.

Në mesjavë Bashkimi avancoi në 1/8 e Kupës pas fitores 4:0 ndaj Pobedës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot