I gjatë, luftarak dhe i guximshëm në fushën e lojës!
Mbahet mend prej mbrojtësve më të mirë që ka pas Kosova në vitet e 80-ta.
Periudhën më të mirë e kaloi në Trepçë në Ligën e Dytë federative, një kohë është paraqitur edhe për Lirinë e Prizrenit.
Bardhec Seferi - shtyllë e mbrojtjes, padyshim duhet veçuar ballafaqimin mes Novi Pazarit dhe Trepçës, ndeshje e luajtur më 9 mars të vitit 1986 në kuadër të javës së 18-të të Ligës së Dytë Federative të ish Jugosllavisë– Grupi i Lindjes.
Ndeshja kishte përfunduar baras (1:1) në Sanxhak!
Mbi 10 mijë shikues në stadium panë lojë të fortë dhe një Bardhec Sefer që nuk kalohej dot nga sulmuesit e Novi Pazarit.
Seferi u vlerësua me notën më të madhe, 8.
Tre shqiptarë nga Kosova ishin në përbërjen e parë të Novi Pazarit, Nazmi Rama, Ramiz Krasniqi dhe Vahedin Ajeti.
Seferi me shokë doli ballëlart.
Trepça renditej në vend të shtatë me 20 pikë, një më pak se Novi Pazari që gjendej në vend të pestë.
9 mars, 1986, Novi Pazari – Trepça 1:1
Stadiumi në Novi Pazar.
Shikues: 10.000.
Gjyqtar: G. Tomiq (Beograd)
Shënues Gusinac (33) - Stoliq (34).
Kartona të verdhë: Buguçanin, Ajeti - Seferi dhe Gollubica.
Novi Pazari: Jovanoviq 6, N. Iberoviq 6, Gërboviq 7, Nazmi Rama 7, Kostiq 6, Buguçanin 6, Sh, Izberoviq 6 (Nailoviq), Gusinac 6, Glavçiq 5, Ramiz Krasniqi 6 dhe Vahedin Ajeti 5 (Biborac).
Trepca: Ahmatoviq 6, Mashiq 6, Bashanoviq 6, Gani Llapashtica 7, Ahmet Turku 7, Bardhec Seferi 8, Gollubica 6, Smajllagiq 5, Stoliq 6 (Niketiq),. Mërkiq 6 (Kaleziq) dhe Shubariq 5.