Merz thotë se agjencia gjermane e spiunazhit BND duhet të veprojë në nivelin më të lartë

- Bota Sot

Merz thotë se agjencia gjermane e spiunazhit BND duhet të veprojë në nivelin më të lartë

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të enjten se agjencia e inteligjencës së vendit, BND, duhet të merr rol më aktiv në luftimin e sulmeve hibride nga rivalët dhe kundërshtarët e huaj.

"Duke pasur parasysh përgjegjësinë që mbajmë për shkak të madhësisë dhe forcës sonë ekonomike në Evropë, BND duhet të veprojë në nivelin më të lartë për sa i përket inteligjencës", tha Merz gjatë ceremonisë së inaugurimit të kreut të ri të BND-së, Martin Jaeger.

"Ne duam që BND të bashkëpunojë shkëlqyeshëm me agjencitë tona të tjera të sigurisë dhe forcat e armatosura gjermane (Bundeswehr), si dhe me partnerët e inteligjencës në nivel ndërkombëtar", tha Merz, duke shtuar se situata aktuale e sigurisë është më serioze se në çdo kohë tjetër në historinë e pasluftës.

Martin Jaeger, një diplomat veteran i cili së fundmi shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Ukrainë, ka zëvendësuar Bruno Kahl si president i BND-së pas mandatit nëntëvjeçar të Kahl.

Para se të emërohej në Ukrainë, Jaeger shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Afganistan (2013-2014) dhe Irak (2021-2023).

Ai gjithashtu mbajti pozicione si sekretar shteti në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (2018-2021) dhe si zëdhënës shtypi për ish-Ministrin e Financave Wolfgang Schauble (2014-2016), raporton Anadollu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot