Federata e Venezuelës shkarkon trajnerin pas deklaratës kritike të Maduros

- Bota Sot

Federata e Venezuelës shkarkon trajnerin pas deklaratës kritike të Maduros

Venezuela nuk ia ka dalë të kualifikohet në Botërorin 2026 dhe vazhdon mallkimin e saj si përfaqësuesja e vetme e Amerikës së Jugut që nuk ka marrë pjesë asnjëherë në një aktivitet të tillë.

Dhe për presidentin Nikolas Maduro, kjo ka qenë një goditje e rëndë, sidomos duke parë se aktiviteti zhvillohej në SHBA dhe njihet situata e tensionuar mes dy vendeve.

Pas humbjes 6-3 ndaj Kolumbisë në ndeshjen e fundit, ai ishte tejet i acaruar në komentin e tij rreth ndeshjes.

“Ishte një humbje shumë e dhimbshme, i gjithë kombi kërkon një riorganizim të strategjisë, të identitetit, të linjës së luftës dhe punës në ekipin kombëtar”, ishin fjalët e Maduros, të cilat janë vënë menjëherë në zbatim nga Federata e Futbollit të Venezuelës.

Ajo ka shkarkuar menjëherë trajnerin argjentinas Fernando Batista, duke nisur kërkimin për një të ri, që të ndërtonte një cikël që të çonte Venezuelën në një aktivitet si Botërori për herë të parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot