FIFA ndryshon mendje, “shpëton” futbollistin nga rroga 25 milionë euro

- Bota Sot

FIFA ndryshon mendje, “shpëton” futbollistin nga rroga 25 milionë euro

Ajmerik Laporte është një futbollist i Atletik Bilbaos. Vendimi është marrë nga FIA e cila pasi ka shqyrtuar dokumentacionin, ka vendosur që lojtari spanjoll mund të transferohej nga Al Nasr në vendlindje.

Laporte kërkonte të largohej nga sauditët, edhe pse kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij nga e cila fitonte 25 milionë euro në edicion. Klubi e kishte nxjerrë jashtë listave dhe ai nuk mund të luante më në kampionatin saudit, edhe pse do të vazhdonte të paguhej rregullisht.

Atletik Bilbao kërkoi transferimin e tij dhe u gjet një akord mes palëve.

Por dokumentacioni nuk u plotësua në kohë dhe për shkak të pak minutave nuk u bë kalimi në kohën e duhur nëpërmjet sistemit të FIFA në Federatën Spanjolle. Kjo e fundit si rrjedhojë, anuloi marrëveshjen dhe çoi gjithçka për shqyrtim në IFFA.

Organizata ndërkombëtare sot bëri të ditur se kishte shqyrtuar të gjithë procedurën dhe se i jepte dritën e gjelbër kalimit të Laporte drejt Al Nasr duke e cilësuar të rregullt marrëveshjen. Kësisoj, futbollisti do të prezantohet shumë shpejt në klubin e tij të ri dhe do të “shpëtojë” nga rroga marramendëse në Arabinë Saudite, duke përfituar më pak se një të tretën e saj në klubin bask.



Lexoni të gjitha në Bota Sot