Leutrim Krasniqi, prej trajnerëve më perspektivë në futbollin e Kosovës, ka marrë drejtimin e klubit Dinamo e Ferizajt.
Dinamovitët aktualisht renditen në vend të shtatë me 9 pikë pas javës së 5-të të Ligës së Parë të Kosovës.
“FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e kryetrajnerit Leutrim Krasniqi në krye të shtabit teknik.
I urojmë mirëseardhje, shumë fat, shëndet dhe suksese në drejtimin e skuadrës sonë!
Për ndihmëstrajnerin do të njoftoheni së shpejti”, njofton FC Dinamo.