Ferizaj pritet të ketë së shpejti një stadium me kapacitet 8,415 ulëse!
Kështu ka shkruar në faqen e saj zyrtare MKRS dhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
“Ferizaj së shpejti me Stadium të Ri të Qytetit.
U nënshkrua nga MKRS, kontrata për fillimin e punimeve për ndërtimin e Stadiumit të Ri "Ismet Shabani" në
Ferizaj, investim prej 17 milionë eurove, me kapacitete prej 8,415 ulëseve.
Falënderim Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për bashkëpunimin për ta jetësuar këtë projekt që për themel ka kërkesën e komunitetit sportiv të Ferizajt.
Urime futbollistëve, klubeve sportive, sportistëve e sportdashësve!”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.