Trumçi: Duhet të futemi në fushë, të japim maksimumin dhe të marrim tre pikët

- Bota Sot

Trumçi: Duhet të futemi në fushë, të japim maksimumin dhe të marrim tre pikët

Shkëndija të premten në Tetovë takohet me Bashkimin e Kumanovës, derisa për mediat ka folur mbrojtësi, Aleksander Trumçi. 

Ndeshja Shkëndija-Bashkimi luhet të premten në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:30. 

…atmosfera…

Aleksander Trumçi: “Të them të drejtën, atmosfera është shumë e mirë në ekip. Kishim pak pushim dhe na bëri mirë, pasi kaluam një periudhë me një orar shumë të ngjeshur.

Jemi përgatitur mirë për ndeshjen kundër Bashkimit, e kemi analizuar mirë, është një ekip mjaftë serioz dhe ne duhet ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje. Duhet të futemi në fushë, të japim maksimumin dhe të marrim tre pikët”.

…kthehemi në Tetovë pas një kohe…

Aleksander Trumçi: “Është e vërtetë, mezi presim që të luajmë në Tetovë dhe afër publikut tonë, duke na mbështetur, pasi na kanë munguar në këto ndeshje. Por, ne do të japim maksimumin, të arrijmë vendin e parë, pasi qëllimi jonë është që të përfundojmë të parët”.

…dy tifozeri në tribuna…

Aleksander Trumçi: “Presim një atmosferë të mirë në këtë ndeshje, pasi edhe ata kanë një tifozeri të mirë. Presim një ndeshje të bukur, ta shijojmë si ne, po ashtu edhe tifozët”.

…fiton?…

Aleksander Trumçi: “Shkëndija”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot