Donnarumma nis një fillim të ri te Manchester City

- Bota Sot

Donnarumma nis një fillim të ri te Manchester City

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, ka publikuar një mesazh video për tifozët e Manchester City, duke siguruar se së bashku do të “bëjnë histori”.

Ai përfundoi transferimin te City nga Paris Saint-Germain në ditën e fundit të merkatos për 30 milionë euro, vetëm pak javë pas fitimit të Champions League.

Portieri kreu testet mjekësore në Firence, gjatë një pushimi të shkurtër nga stërvitjet me përfaqësuesen e Italisë për kualifikueset e Botërorit në kampin e afërt të Coverciano-s.

Kjo do të thotë se ai ka mbërritur në Manchester vetëm gjatë dy ditëve të fundit dhe ka publikuar një mesazh të ri për mbështetësit e tij në Premier League.

Është lehtë të harrohet që Donnarumma është vetëm 26 vjeç, pasi debutoi në Serie A një dekadë më parë me AC Milan, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Ai ka grumbulluar tashmë 76 ndeshje me përfaqësuesen e Italisë, ka fituar Euro 2020, Champions League, katër tituj në Ligue 1, dy kupa të Coup de la Ligue, tre Superkupat e Francës dhe Supercoppa Italiana.



Lexoni të gjitha në Bota Sot