Brenda 33 minutave “avullojnë” biletat për sfidën ndaj Cityt

- Bota Sot

Brenda 33 minutave “avullojnë” biletat për sfidën ndaj Cityt

Napoli i Amir Rrahmanit do të rikthehet të luajë në Champions League pas dy sezonesh.

Sezonin e kaluar arritën të fitonin titullin kampion në Itali dhe do të jenë pjesë e kompeticionit më të madh në Europë për klube.

Rikthimi i Napolit në Champions League ka sjellë entuziazëm të jashtëzakonshëm edhe tek tifozët e klubit. Siç raporton “Il Mattino”, brenda 33 minutash janë shitur të gjitha biletat në stadiumin “Diego Armando Maradona” për takimin mes Napolit dhe Manchester Cityt.

Pasditen e djeshme në orën 15:00, biletat dolën në shitje dhe “avulluan” menjëherë.

Ndërsa sektori i mysafirëve në stadiumin e napolitanëve përmban 4,500 vende, të cilat do të shfrytëzohen nga tifozët e Manchester Cityt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot