Sherri i vazhdueshëm Fermin Lopez-Gavi shqetëson Barcelonën, ndërhyn Flik për të shuar “zjarrin”

- Bota Sot

Sherri i vazhdueshëm Fermin Lopez-Gavi shqetëson Barcelonën, ndërhyn Flik për të shuar “zjarrin”

Te Barcelona gjatë kësaj vere ka lindur një konflikt i hapur mes dy lojtarëve që cilësohen të rëndësishëm në grupin katalanas. Fermin Lopez dhe Gavi raportohet se tashmë nuk kanë një marrëdhënie miqësore mes tyre, pas situatave të njëpasnjëshme të krijuara gjatë verës.

Më specifikisht janë dy incidente të veçanta mes lojtarëve, që kanë filluar në stërvitje. I pari ishte në turneun në Azi, më saktësisht ngjatë një stërvitje në Kore, kur Gavi duke ndërhyrë për top goditi me force Fermin Lopez, i cili mbeti gjatë i shtrirë në tokë dhe u mendua fillimisht për dëmtim serioz.

Pak ditë më vonë, dy lojtarë u përplasen përsëri, këtë herë në Barcelonë dhe aty situata u tensionua, pasi shkëmbyen fjalë dhe u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të qetësuar gjakrat. Ky incident i dytë dhe fakti që lojtarët nuk flasin me njëri-tjetrin, ka shqetësuar shumë katalanasit.

Flik është detyruar të ndërhyjë dhe të flasë veçmas me të dy lojtarët, duke marrë garanci për momentin se gjithçka është në rregull. Por mediat spanjolle insistojnë se gjërat nuk janë më aq të qeta dhe se trajneri gjerman për këtë arsye vazhdon të monitorojë dy lojtarët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot