Dogana sekuestron 50 fishekë në pikën kufitare të Hanit të Elezit

- Bota Sot

Dogana sekuestron 50 fishekë në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një veturë në pikën kufitare të Hanit të Elezit, kanë zbuluar 50 fishekë të kalibrit 9 milimetra.

Sipas doganës, fillimisht udhëtarët kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim, por pas kontrollit nga zyrtarët doganorë, në hapësirën e bagazhit të automjetit është gjetur një pako e fshehur që përmbante municionin e lartpërmendur.

“Fishekët janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejme ligjore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të vendit”, thuhet tutje në njoftim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot