Pas pauzës së kombëtareve, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, kampionati kombëtar i futbollit. Ndeshjet e javës së 3-të të kampionatit Abissnet Superiore do të luhen të ndara në dy ditë: të shtunën dhe të dielën.
E shtuna e 13 shtatorit sjell dy ndeshje interesante në ekranin e RTSH-së në orën 16:00.
Në “Selman Stermasi” luhet një klasike, përballja Tirana-Flamurtari.
Në po të njëjtin orar, në Ballsh luhet sfida Bylis-Egnatia.
Në mbrëmje në orën 19:00 në “Loro Boriçi” luhet një sfidë që premton spektakël.
Vllaznia do të masë forcat me rivalët e Partizanit, në një përballje direkte mes dy skuadrave që synojnë titullin kampion.
Të dielën në orën 19:00 do të luhen dy sfidat e tjera të javës së tretë të kampionatit.