Skuadra e Bashkimit lë pas humbjen e rëndë (0-5 nga Struga Trim Lum) dhe me një fitore bindëse 4-0 ndaj Pobedës si mysafire, në raundin 1/16 të Kupës së Maqedonisë, paralajmëroi rikthim në rrugën e suksesit.
Skuadra nga Kumanova, të premten, do të përballet me Shkendijën në Tetovë, dhe kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për kapitenin Armend Alimi.
Mesfushori nga Kumanova e filloi karrierën e tij te Bashkimi dhe ishte pjesë e ekipit kuqezi nga Tetova për një kohë të gjatë.
Si është ndjenja që të ktheheni në Tetovë në fanellën e Bashkimit kundër Shkëndijës?
Alimi: Normal që për mua është çdoherë ndjenjë e vecçantë, sidomos kur tash po kthehem me ekipin e fëmijërisë kundër ekipit ku kam kaluar pothuajse gjysmën e karrierës sime. Shkëndija çdoherë do të ketë vend të posaçëm për mua dhe çdoherë do t’i jem mirënjohës klubit dhe qytetit.
A kishte kohë të mjaftueshme Bashkimi që të rikuperojë forcat posaqërisht pas disfatës së lartë ndaj Strugës?
Alimi: Besoj se kemi pas kohë të mjaftueshme, kemi analizuar ndeshjen e humbur, jemi te vetëdijshëm ku kemi gabuar dhe pasi që edhe loja nga loja dallon, besoj se do të kemi paraqitje pozitive.
Me cilin rezultat do të ishte i kënaqur Armendi dhe Bashkimi në derbin shqiptarë në Tetovë?
Alimi: Patjetër që ne në çdo ndeshje hyjmë për të marrë 3 pikë, njëjtë do të jetë edhe në Tetovë, por dimë se përball kemi një skuadër për kushtet tona shumë të fort, prandaj mendoj se për ne edhe barazimi do të ishte i pranushëm.
A keni pasur kohë që të analizoni skuadrën tetovare dhe a keni identifikuar anët e forta dhe ndoshta edhe ato të dobëta të vendasve?
Alimi: Nuk është se Shkëndija ka edhe shume dobësi apo anë të dobta, e dimë kualitetin dhe kapacitetin e tyre, prap ne jemi më shumë të koncentruar në vetën dhe mënyrën se si ne do t’i qasemi kësaj ndeshje.