Edi Martini do të jetë nesër në stolin e Vllaznisë për ndeshjen kundër Partizanit. Ai u dënua nga Disiplina pas ndeshjes së javës së parë me Egnatian për shkak të sjelljes josportive dhe tashmë e ka shlyer dënimin e tij pas mungesës ndaj Dinamos.
VENDIMI
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 75 e vijues të KDE,
VENDOSI:
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Edi Martini, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.