Chelsea arrin marrëveshje me Emanuel Emeghan

- Bota Sot

Chelsea arrin marrëveshje me Emanuel Emeghan

Chelsea ka konfirmuar një marrëveshje për transferimin e sulmuesit të talentuar holandez, Emanuel Emegha, në vitin 2026.

Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e klubit londinez i cili ka siguruar shërbimet e tij për një kontratë shtatëvjeçare.

Trump konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Kirk, kërkon dënim me vdekje

Ford do ta zëvendësojë Focus në Evropë me një crossover të ri

“Klubi i Futbollit Chelsea ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar sulmuesin Emanuel Emegha nga skuadra e Ligue 1, RC Strasbourg, me holandezin që zyrtarisht do ti bashkohet klubit në vitin 2026”, thuhet në njoftim.

Emegha ishte i prirur të qëndronte edhe për një kohë të shkurtër te klubi francez për të ndihmuar në arritjen e garave evropiane.

Megjithatë, Chelsea veproi me shpejtësi për ta bindur lojtarin dhe për të mbyllur marrëveshjen për të ardhmen.

Për sulmuesin ka pasur interes të madh edhe nga klube të tjera të Premier Ligës dhe skuadra pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve, por Blutë arritën të sigurojnë nënshkrimin e tij duke e parë si një investim strategjik për të ardhmen.

Gruaja thyen rekord botëror duke kërcyer me litar në akull

Emegha, 22 vjeç, shënoi 14 gola dhe dha tre asiste në 27 paraqitje në Ligue 1 sezonin e kaluar, duke i fituar njohjen si një nga sulmuesit e rinj më emocionues në Evropë.

Chelsea vazhdon kështu strategjinë e saj për ndërtimin e një skuadre të së ardhmes, duke investuar në talente të rinj dhe premtues që priten të jenë pjesë kyçe e projekteve afatgjata të klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot