Pioli: Napoli, favorit për të fituar përsëri titullin këtë vit

- Bota Sot

Pioli: Napoli, favorit për të fituar përsëri titullin këtë vit

Stefano Pioli doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së madhe kundër Napolit, e vlefshme për raundin e tretë të Serie A.

“Do të jetë emocionuese të kthehemi të luajmë para tifozëve tanë nesër. Konte është ndër trajnerët më të mirë në Evropë dhe në botë, sigurisht që do të jetë një sfidë e madhe. Si ai, ashtu edhe unë do të kemi përgatitur strategji për të luajtur, mbrojtur dhe sulmuar, por në fund të fundit janë lojtarët ata që bëjnë diferencën në fushë.”

Lidhur me diferencën midis Fiorentinës dhe Napolit, Pioli shtoi: “Napoli është skuadra që fitoi titullin vitin e kaluar dhe është forcuar ndjeshëm gjatë verës. Është e natyrshme që ata janë favoritë edhe për këtë sezon.

Ata mund të konkurrojnë shumë mirë edhe në Ligën e Kampioneve. Megjithatë, ne jemi një skuadër e mirë. Këtë javë, jemi në të njëjtin nivel me Napolin sepse të dy kemi qenë në gjendje të përgatitemi për ndeshjen.

Napoli është i fortë në çdo mënyrë, ne i njohim mirë si lojtarë dhe si trajner, por ndeshja e nesërme do të zbulojë diferencën midis nesh dhe tyre. Askush nuk është i pamposhtur, ne duam të luajmë në kushte të barabarta.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot