Ismajli Jam gati të luftoj për këtë fanellë

- Bota Sot

Ismajli Jam gati të luftoj për këtë fanellë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, ka folur për herë të parë pas transferimit të tij te Torino, duke ndarë emocionet dhe pritjet për aventurën e re në Serie A.

“Jam këtu prej disa javësh dhe ndihem shumë mirë. Qyteti më pëlqen shumë, edhe bashkëshortes sime.

Torino është një klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm, prandaj kur më thirrën nuk hezitova”, u shpreh Ismajli.

Ai kujtoi me krenari momentin kur mbajti shiritin e kapitenit me Shqipërinë.

“Jam ndjerë gjithmonë kapiten edhe pa shirit. Me Shqipërinë pata nderin ta mbaj shiritin, një moment historik për familjen time. Dua t’i ndihmoj të rinjtë, sepse vetë kam kaluar vështirësi dhe di si t’i përballoj”, theksoi Ismajli.

Sa i përket përshtatjes në futbollin italian, Ismajli e quajti Serie A realizim ëndrre.

“Ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. Jam gati të përshtatem si në mbrojtje me tre ashtu edhe me katër lojtarë”, pohoi ai.

Në fund, ai dha një mesazh të qartë për tifozët.

“Luftëtarët nuk dorëzohen kurrë. Ky është shpirti që do të jap gjithmonë në fushë me fanellën e Torinos”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot