Kukësi dhe Lushnja janë ndarë me barazim në rezultatin 1-1.
Sfida në “Kukës Arena” u karakterizua me ritëm të lartë në pjesën e parë ku u shënuan dy gola.
Fillimisht kapiteni Canka për Lushnjën dhe më pas Uallison me supergol te Kukësi, gjetën golat për skuadrat respektive. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Parë.
Të dyja skuadrat ndanë kështu pikët.
Pas tri javësh, ekipi i Kukësit të Pajazitit ka 4 pikë. Në anën tjetër Lushnja e ka barazimin e tretë. Skuadra e Xhafës numëron 3 pikë në total.