Përforcohet Teuta

- Bota Sot

Përforcohet Teuta

Daniel Votlai është lojtari më i ri i Teutës. Durrsakët kanë prezantuar sot mesfushorin, siç “Panorama Sport” kishte paralajmëruar.

Screenshot 2025-09-12 180455

Votlai u largua si i padëshiruar nga Egnatia, edhe pse kishte dy vite të tjera kontratë. Teuta përfitoi nga ky rast për të përforcuar skuadrën me nigerianin 22-vjeçar.

Njoftimi i Teutës:

Mesfushori nigerian 🇳🇬 Daniel Wotlai ka firmosur me Teutën dhe do të jetë pjesë e ekipit tonë për sezonin 2025-2026!

I ardhur nga Egnatia, Wotlai është një mesfushor difensiv që sjell fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin tonë të mesfushës.

Një përforcim me shumë vlera për objektivat tona ambicioze në sezonin e ri!



Lexoni të gjitha në Bota Sot