Niko Kovaç: Duhet të tregojmë pjekur

- Bota Sot

Niko Kovaç: Duhet të tregojmë pjekur

Pas pushimit ndërkombëtar, është koha për rifillimin e sezonit të Bundesligës. BVB do të përballet jashtë fushe me Hajdenhajm të shtunën pasdite. Dortmundi ka pësuar një barazim zhgënjyes dhe një fitore mbresëlënëse në dy javët e para të kampionatit. Por si do të paraqitet Dortmundi në Hajdenhajm?

Konsistenca – kjo është ndoshta një nga dëshirat më të mëdha të të gjithë atyre që mbështesin Dortmundin.

Edhe në fillimin e këtij sezoni, lojtarët e trajnerit Niko Kovaç janë treguar të paqëndrueshëm. Ai tashmë ka kërkuar ndryshime për të siguruar vazhdimësi. Pas një performance mesatare në Kupën e Gjermanisë ndaj Esen, pasoi një barazim zhgënjyes kundër St. Pauli.

Këtyre paraqitjeve të dobëta iu përgjigj një fitore bindëse kundër Union Berlin. Por a mund ta përsërisin “verdhezinjtë” këtë paraqitje?

“Duhet të tregojmë pjekuri mendore dhe freski për ta fituar ndeshjen atje,” kërkoi Kovaç në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Po përballemi me një kundërshtar që do të na sfidojë fizikisht. Duhet të përpiqemi të qëndrojmë në lojë,” tha trajneri i BVB. Ai do të mbështetet sërish te i riu, por shumë i rëndësishëm për Borusian, Xhob Belingham:

“Mendoj se pikat e tij më të forta janë më shumë në pozicionin numër gjashtë – ai ka nevojë që loja të zhvillohet para tij. E pamë këtë në ndeshjen e fundit, sidomos krahasuar me ato të mëparshmet. Jam shumë i kënaqur me të.

” Kovaç për ngarkesën e trefishtë: “Është fizikisht e pamundur të luash 90 minuta çdo tre ditë. Na duhet thellësi në skuadër, dhe e kemi.

Pavarësisht kë luajmë, të gjithë janë lojtarë ndërkombëtarë. Kjo do të thotë që cilësia është aty. Secili do të rrotullohet; kjo është pjesë e lojës. Kemi cilësinë e nevojshme, kemi ambicie. Çdo lojtar që futet në fushë duhet të japë gjithçka. Konkurrenca është e fortë.

Të gjithë e dinë se duhet të performojnë, përndryshe dikush tjetër po pret.” Kovaç për gjendjen e skuadrës pas pushimit ndërkombëtar: “Duket se kishim një grup të vogël lojtarësh këtu. Jemi të lumtur që të gjithë ata që luajtën me kombëtaret janë kthyer shëndoshë e mirë. Lojtarët e dëmtuar, Syle, Çan dhe Duranvil, janë ende të dëmtuar. Shloterbek luajti pak javën e kaluar, por gjithçka ishte e menaxhueshme. Julian Brandt nuk ishte aty; ai bëri operacion në dorë. Do të shohim nëse do të mjaftojë për fundjavën-nuk mendoj se po.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot