Lojtari i njohur francez feston golin me shqiponjën dykrenare, është dhëndër i Kosovës

- Bota Sot

Lojtari i njohur francez feston golin me shqiponjën dykrenare, është dhëndër i Kosovës

Transferimi i Benjamin Pavard nga Inter te Marseille ka rezultuar i “goditur” për mbrojtësin francez.

Ai ka debutuar me gol te marsejezët në fitoren 4:0 përballë Lorient. Pavard shënoi golin e 2-të për të tijtë në minutën e 20.

Por ajo që ka shkaktuar bujë në mediat europiane e më gjerë përkon me festimin e 29-vjeçarit.

Pavard bëri shqiponjën dhe ky precedentë nuk është diçka e pamenduar.

Partnerja e tij është shqiptare e Kosovës dhe ky finalizimi ishte për të. Arritja më e rëndësishme profesionale për Benjamin Pavard ishte triumfi në Botërorin e vitit 2018 me Francën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot