Dilemat e Martinit

- Bota Sot

Dilemat e Martinit

Trajneri Martini i trazuar në mendime, dilema nga porta në sulm

Ndeshja e radhës e Vllaznisë në kampionat do të jetë këtë të shtunë përballë Partizanit në orën 19:00.

Duel që do të luhet në “Loro Boriçi” dhe ku shkodranët do të kërkojnë reagimin pas humbjes së raundit paraardhës në shifrat 3-1 ndaj Dinamos.

Por, ky duel ndaj “demave” e gjen trajnerin Martini mes mungesash dhe dilemash se si do të rreshtohen kuqeblutë në fushën e lojës.

Kështu e sigurt është mungesa e Aron Jukajt, portierit të skuadrës, i cili së fundmi ka pësuar një dëmtim që mendohet ta lërë jashtë fushave të lojës për rreth një muaj. Vendin e shkodranit pritet ta marrë gjermani, Leon Pohls. I cili do të luajë për herë të parë një ndeshje zyrtare me fanellën e 9 herë kampionëve të vendit tonë. Në mbrojtje për Martinin pritet të ketë pak dyshime, me Gurishten, Gjinin dhe Kuros që pritet të formojnë treshen e prapavijës. Teksa një opsion për ta nisur si titullar është edhe Bajrami, por momentalisht kosovari duket në disavantazh me kolegët e tij të skuadrës.

Dilemat e Martinit duket se nisin në mesfushë dhe sulm, kjo pasi tekniku shkodran gjatë seancave stërvitore të kësaj jave ka provuar futbollistë të ndryshëm.

Duke mos e ndarë ende formacionin startues që duket se do të marrë formë vetëm pak orë para nisjes së sfidës.

Kështu nëse nga krahu i djathtë i sigurt duke Mala e ndërsa majtas është Jago, në mesfushë ka balotazh mes emrave si Qato-Dros dhe Kallaku-Murataj për një fanellë titullari. Ku i “sigurt” momentalisht duket vetëm Krymi.

Po ashtu në sulm, 50-vjeçarit i duhet të vendosë mes Kastratit dhe Bismark se cili prej tyre do të jetë partneri i Balajt në sulm. Disa dilema për Vllazninë para kësaj sfide, me trajnerin Martini që duhet të bëjë zgjedhjet e duhura për të dërguar skuadrën drejt suksesit në duelin ndaj Partizanit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot