Alarm për Barcelonën

- Bota Sot

Alarm për Barcelonën

Lajme të këqija nga kampi i Barcelonës. Lamine Yamal nuk është stërvitur sot me katalanasit dhe është në dyshim pjesëmarrja e tij për sfidën me Valencian.

Jamal qëndroi në palestër, ndërsa sfida e radhës luhet nesër në orën 21:00.

Me shumë gjasa talenti 18-vjeçar nuk do të rrezikohet në javën e katërt të kampionatit spanjoll.

Mungesa të tjera në skuadrën e Hansi Flik ishin Gavi dhe Balde. De Jong mori pjesë ndërkohë, por pritet të mungojë ndaj Valencias. Mungesë që do të vinte pas problemeve muskulore, që shfaqi gjatë pushimit për shkak të kombëtareve.

Jamal është titullar i padiskutueshëm për Flik. Dhe tashmë duket se do të ideojë një formacion tjetër pa të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot