Shkëndija e Haraçinës favorit i madh

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës favorit i madh

Sot, nga ora 15:30, do të luhen gjashtë ndeshjet e javës së katërt të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra shqiptare Shkëndija e Haraçinës është favorit i madh ndaj G. Konjarit, kjo e fundit deri me tash nuk ka fituar asnjë pikë dhe ka pësuar 16 gola në tri ndeshje.

Nesër do të takohen Teteksi - Sloga (V), ndeshje që luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, ashtu si edhe ndeshja Bellasica - Detonit.

Sot

Bregallnica – Novaci
Kozhuvi - Prespa
Osogova - Skopje
Pobeda – Ohri
Shkëndija (H) - G. Konjari
Vardari (N) - Sasa

Nesër 

Teteksi - Sloga (V)
Bellasica – Detonit

Renditja: Bellasica 7, Bregallnica 7, Kozhufi 7, Shkëndija (H) 7, Detonit 6, Novaci 6, Ohri 4, Skopje 4, Osogova 4, Sloga (V) 3, Prespa 3, Vardari (H) 3, Teteksi 3, Sasa 2, Pobeda 1, G.Konjari 0 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot