Llapi i Podujevës mendon edhe për të ardhmen.
Skuadra e Llapi ka vazhduar kontratën me dy futbollistë të dëshmuar, Arianit Hasanin e Elvir Gashijanit.
“Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton vazhdimin e kontratave me dy prej lojtarëve më të çmuar të klubit, Arianit Hasani dhe Elvir Gashijani, të cilët do të jenë bardhekaltër deri në vitin 2027.
Dyshja Hasani – Gashijani kanë treguar besimin e tyre në projektin afatgjatë të klubit, duke zgjedhur të vazhdojnë rrugëtimin me Llapin dhe të kontribuojnë drejt sukseseve të përbashkëta.
Klubi ynë ndihet krenar që në gjirin e tij ka futbollistë të tillë, të cilët tashmë janë cilësuar si “diamantët e Llapit”, me pritshmëri që shumë shpejt të shndërrohen në emra të mëdhenj edhe në futbollin evropian.
Një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e tyre ka pasur edhe trajneri Tahir Batatina, i cili u ka besuar jashtëzakonisht shumë dhe vazhdon të besojë se, me punën dhe përkushtimin e tyre, do të transferohen së shpejti në klube evropiane.
Prania e tyre në skuadër është garanci për cilësi, spektakël dhe gola të jashtëzakonshëm në fushë”, njofton KF Llapi.