Teuta Mehmeti synon të udhëheq një klub të madh të meshkujve

- Bota Sot

Teuta Mehmeti synon të udhëheq një klub të madh të meshkujve

Futbollisti e spikatur, Teuta Mehmeti, është pjesë e kursit të trajnerëve për Licencë UEFA B, ku është e vetmja femër mes 30 trajnerëve. 

Klubi i futbollit Vizioni nga Ferizaj e konsideron këtë si arritje të madhe për këtë vashë të dëshmuar ndër vite. 

“Është një hap i madh për klubin tonë dhe një krenari për të gjithë ne. 

KFF Vizioni

KFF Vizioni gjithmonë ka synuar të jetë shembull i përparimit dhe forcës së vajzave në futboll dhe kjo është edhe një dëshmi tjetër e punës sonë”, - thuhet në njoftimin e KFF Vizionit.

Teuta Mehmeti shprehet krenare që është pjesë e këtij kursi por për këtë të arritur i është mirënjohës edhe trajnerëve të klubit, Qerim e Vigan Shaqirit.

“Duke iu falënderuar dy trajnerëve të mi Qerim Shaqiri dhe Vigan Shaqiri të cilët ishin dhe janë motivuesit e mi, falë tyre u regjistrova edhe në fakultetin e shkencave sportive dhe e përfundova me afat, njehëri jam në prag të përfundimit edhe të Masterit në shkencat Sportive.

Tash së fundmi jam pranuar edhe ne kolegjin Universum ku jap lëndën e edukatës fizike”, tha Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Teuta ka synime të mëdha për të ardhmen përveç që synon të jetë selektore e kombëtares së Kosovës, pikësynim e ka të udhëheq një klub të madh të meshkujve.

“Synimi im mbetet përherë ti kryej të gjitha gradat e licencimeve për futbollin dhe në të ardhmen të jem përzgjedhëse në kombëtaren e Kosovës por pse edhe të mos udhëheq ndonjë klub të madh të gjinisë mashkullore, tani për tani punojë si trajnere ne KF&KFF Vizioni me gjeneratat nga U-7 e deri tek U-13, njëherit punoje dhe me grupin e vajzave te kategorive të ndryshme si dhe jam ndihmëstrajnere e KFF Vizioni.

Për mua në veçanti është kënaqësi që kam hasur ne dy njerëz të mirë të cilët nuk kursyen asgjë që unë të avancohem edhe në zejen e trajneres.

Unë në të njëjtën kohë jam dhe kapitene e vajzave seniore”, shpreh optimizmin Teuta Mehmeti..



Lexoni të gjitha në Bota Sot