Milan përballë Bolonjës, Allegri kërkon vazhdimësi

- Bota Sot

Milan përballë Bolonjës, Allegri kërkon vazhdimësi

Të dielën Milan dhe bolonja do të vendosin se kush prej ekipeve do të synojë renditjen në vendet e para.

Pas humbjes me Cremonesen dhe fitores ndaj Leçes Massimiliano Allegri rikthehet në fushë për sfidën delikate.

Trajneri kuqezi kërkon vazhdimësi në rezultate, edhe pse do të duhet të bëjë sërish pa Rafa Leao, i cili vuan një problem muskulor.

“Përballemi me një skuadër që ka punuar mirë dhe është mësuar të qëndrojë lart në renditje. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet të bëjmë më mirë se në debutimin në shtëpi, ku humbëm me Cremonesen”, u shpreh Allegri.

Tekniku tha se nuk e di nëse skuadra është ende gati në maksimum, por është i bindur se në shtëpi duhen marrë 3 pikë ndërsa synim deklaroi rikthimin në Champions.

Gjendja e lojtarëve

Leao pritet të mungojë edhe ndaj Udineses, ndërsa kthimi i tij është i mundur kundër Napolit. Estupinian është rikuperuar, Pulisic nuk ka probleme, ndërsa Jashari po pritet me kujdes në aspektin fizik.

Ndërkohë, Allegri konfirmoi se Rabiot është gati dhe mund të debutojë, por përdorimi i tij nga minuta e parë do të vlerësohet. Nkunku është më pas në përgatitje, ndërsa Gimenez shihet si një armë shtesë për këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot