Behajdin Gjinali me shokë ndali Hajdukun e Zlatko Vujoviqit!

- Bota Sot

Behajdin Gjinali me shokë ndali Hajdukun e Zlatko Vujoviqit!

Ishin ditët e fundit të dimrit, e diela e 10 marsit të vitit 1985!

Kryetrajneri Ajet Shosholli nuk e kishte të lehtë që të zgjidhte formacionin e parë ndaj Hajdukut të madh e më shumë yje, si Zllatko e Zoran Vujoviq, Blazh Slishkoviq, Zoran Vuliq, Aljosh Asanoviq, Ivan Gudel etj. 

Megjithatë Prishtina ishte shumë e motivuar, ndërsa Behajdin Gjinali me numër 3 në fushë, në repartin e mbrojtjes, kishte përballë një sulm si stuhi të Hajdukut.

Megjithatë sulmi i Hajdukut nuk mund të tregohej karshi mbrojtjes “bunker” të Prishtinës.

Përballja e javës së 21-të të Ligës së Parë federative të ish Jugosllavisë, mes Prishtinës dhe Hajdukut, mbyllet baras (1:1). 

Prishtina erdhi në epërsi në minutën e 35-të me golin e Fadil Muriqit, ndërsa skuadra kroate barazoi në pjesën e dytë falë golit të Ivan Gudelit në minutën e 61-të. 

Behajdin Gjinali tregoi shpirt luftarak në fushë ndaj emrave të mëdhenj të skuadrës së famshme kroate.

Këto skuadra me synime ishin diametralisht të kundërta, Prishtina luftonte për ekzistencë, që e siguroi në fund të kampionatit e Hajduku për për titullin e kampionit.

Pas javës së 21-të Hajduku renditej në vend të dytë me 27 pikë e dy më pak se lideri Sarajeva dhe Prishtina nuk qëndronte mirë në tabelë, ishte në vend të 16-të me 17 pikë.

Prishtina – Hajduku 1:1  

Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: Mbi 30.000.
Gjyqtar kryesor Dushan Qoliqi (Beograd), anësorë Iliqi (Krushevci) e Brishki (Zagreb).
Shënues: Fadil Muriqi (35) - Ivan Gudel (61).
Kartona të verdhë: Tipuriq, Vuliq.
Kornerët: Prishtina - Hajduku 12:2.
Prishtina: Rade Stevanoviq 7, Agim Cana 8, Behajdin Gjinali 7, Rafet Prekazi 7, Skënder Shengyli 7, Xhevdet Muriqi 7, Mensur Nexhipi 7, Ramadan Cimili 7 (Salih Lugolli), Fadil Vokrri 7, Fadil Muriqi 7 dhe Zoran Batoviqi 7,
Hajduku: Pudar 7, Shapnjiqi 7, Milushi 6, Gudeli 7, Tipuriqi 7, Petroviqi 6, Zllatko Vujoviq 7, Slishkoviq 7, Zoran Vujoviq 6 (Drazhiqi 7), Asanoviqi 7 dhe Vuliqi 7.



Lexoni të gjitha në Bota Sot